0.8 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

E rëndë: Roja që u vra në Top Channel jetonte në varfëri, punonte edhe për festa

Pas rastit tragjik në Shqipëri, detaje të reja janë zbuluar lidhur me rojën e sigurisë që u vra si pasojë e goditjes nga plumbat mbrëmë në Top Channel.

Viktima Pal Kola, 60-vjeçar banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Siç raportohet, i ndjeri kishte nisur punën prej 6-muajsh në Top Channel, ku çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat.

 

 

Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij.

Familja me origjinë nga Puka jetonte në Sharrë prej mbi 25 vitesh.

/GazetaSinjali/

Related posts

Së shpejti në dispozicion ilaçi që shpëton martesat

dardanianews

Gropa misterioze shkakton panik në këtë shtet, banorët ua lënë fajin UFO-ve

dardanianews

Babai ideologjik i LVV’së, kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë

dardanianews