25.9 C
New York
September 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Një qytetar në Vushtrri kuletën e gjetur e dorëzon në polici, e njëjta i kthehet pronares

Të hënën, në Stacionin Policor Vushtrri, një qytetar raportuar gjetjen e një kulete, në një autotaksi, në të cilin ka qenë duke udhëtuar nga Vushtrria në Mitrovicë, ku në kuletë kishte një shumë të hollash dhe dokument identifikues.

Policia përmes rrugës operative kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë pronaren e kuletës, i cila është paraqitur në Stacion, ku e njëjta ka deklaruar se i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe me një shumë të hollash.

Kuleta së bashku me të hollat dhe dokumentet, ju ka kthyer ankueses, me ç’rast e njëjta ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës.

Policia falënderon qytetarin, për veprimin e ndërgjegjshëm dhe mundësimin e kthimit të kuletës, tek pronarja.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4519781428082358

Related posts

Pas certifikimit të rezultateve për kuvende komunale, LDK del partia më e votuar në nivel vendi

dardanianews

Javën tjetër shqyrtohen masat anti-COVID, këto mund të jenë ndryshimet

dardanianews

“Ti je Millosheviq”, “Mshile gojën bre budallë”, “Do ta kisha futë një shuplakë” / Haxhiu zbulon fyerjet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

dardanianews