November 1, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

E tmerrshme: Dalin pamjet se si shqiptari rreh me shqelma e grushte një vajzë në palestër në Itali

Videoja e një 50-vjeçari shqiptar duke rrahur një 21 vjeçare në një palestër është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Peskarës. Sipas mediave italiane episodi i rëndë i dhunës është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda palestrës. Fillimisht, shqiptari, i cili kishte punuar si oficer i sigurisë në disa klube nate në bregdetin e Peskarës, e godet krejt papritur me grusht në fytyrë të renë që ishte duke ngritur pesha në një stol pranë tij.

Në palestër nuk ishin më shumë se dhjetë veta dhe në fakt nuk kishte shumë njerëz rreth tyre”, tha dëshmitari.

Më pas 50-vjeçari e ka goditur më pas vazhdimisht të renë derisa ajo ra në tokë.

Më pas një klient i palestrës ndërhyri dhe e largoi burrin pak para se ai të tentonte të hidhte në drejtim të saj disa gira me pesha të rënda.

Ende është e paqartë se çfarë e ka shtyrë 50-vjeçarin të shpërthej me tërbim ndaj vajzës, por një dëshmitar ka deklaruar se ai ka tentuar madje të përdorë girat për ta goditur atë.

Pamjet: VIDEO

Related posts

Albert Krasniqi kishte vrarë një student 17 vjeçar më 2004: Vuajti vetëm 4 vjet burg

dardanianews

Në momentin e tërmetit në Turqi, infermieret vrapuan për të shpëtuar foshnjat në inkubatorë

dardanianews

Bekë Berisha: Qeverinë Kurti duhet me e shkarku për të dytën herë

dardanianews