15 C
New York
September 26, 2023
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Në orën 14:00 dalin rezultatet për 90 persona, përfshirë figura publike

Në orën 14:00, pritet të dalin rezultatet për 90 mostrat e pacientëve të dyshuar se janë të prekur me koronavirus. Shumica e tyre dyshohet se kanë pasur kontakt me dy personat që janë të infektuar me koronavirus, raporton Express.

Express merr vesh se në mesin e këtyre personave, ka edhe figura publike.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media në orën 12:00, ku do të njoftojë për më te rejat rreth koronavirusit.

Ndryshe, dje rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77-vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.

‘Parandalimi është gjithcka. Le ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin që dy rastet e konfirmuara të mos shtohen. Të bëjmë kujdes maksimal që të mos iu bashkangjitemi vendeve të tjera që po raportojnë për mortalitet”, ka thënë Kurti në konferencë. /Gazeta Express

Related posts

Reagimi i pabesueshëm i 12-vjeçarit tregon se çfarë duhet të bëni kur ju përballeni me një arushë (Video)

dardanianews

Rusia kërkon derën për të dalë nga katrahura ku është futur, flet për paqe në Ukrainë

dardanianews

Albulena Haxhiu e ashpër me LDK-në: Nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!

dardanianews