11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E trishtë: Ky është i riu që mbeti i vrarë në Vushtrri, del fotografia e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.

Gazeta Sinjali ka siguruar disa pamje nga vendngjarja, viktima shihet i shtrirë në tokë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”.

Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Ndërsa, siç raporton “Mitropol”, tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen që ndodhi sonte në Vushtrri.

Policia ende s’e ka konfirmuar arrestimin.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me rastin.

/GazetaSinjali/

Related posts

Presidentja e KE-së i shkruan letër Osmanit, i jep një lajm të mirë për liberalizim të vizave

dardanianews

Dhunë në një shkollë në Serbi: Mësuesi dhe nxënësi përleshën në klasë shkaku i telefonit

dardanianews

Shefqet Krasniqi pyetet për “BBVK”: Mos m’i përmen ata dreqën t’larëm

dardanianews