Në stadiumin “Fadil Vokrri” po luhet sfida vendimtare Kosovë–Zvicër, e fundit për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, dhe atmosfera është e nxehtë që në minutat e para.
Por ajo që ka habitur më shumë është pritja armiqësore ndaj kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.
Gjatë çdo prekjeje të topit, Xhaka është vërshëllyer në mënyrë të vazhdueshme nga tifozët kosovarë, një reagim i pazakontë duke marrë parasysh origjinën e tij shqiptare.
Sipas IndeksOnline, zemërimi i tifozëve mund të lidhet me komente të fundit të Xhakës për lojtarët e rinj që zgjedhin të luajnë për Kosovën, si edhe me paraqitjen e ndeshjes së parë në Zvicër, ku ai nuk tregoi asnjë “mëshirë” ndaj vendit të prejardhjes.
Ndërkohë, ndeshja po zhvillohet me ritëm të lartë dhe tensionet në shkallë pritet të vazhdojnë deri në minutën e fundit.

