January 22, 2026
DardaniaNews
Showbiz

E verteta qe fshihet pas fotos virale te Gjestit

Gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale u përhap me shpejtësi një fotografi ku shihej Gjesti pranë një vajze, imazh ky që u pa si një “paralajmërim” për rikthimin e tij në muzikë. Shumë fansa aluduan se bëhet fjalë për xhirimet e një videoklipi të ri, i cili do të shënonte rikthimin e tij në skenë pas periudhës së vështirë të humbjes së vëllait të tij.
Mirëpo, pas një hulumtimi mbi vërtetësinë e këtij imazhi, rezulton se e vërteta është krejtësisht ndryshe. Fotoja që ka bërë xhiron e rrjetit nuk është reale, por është një imazh i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI). Përdorimi i këtyre teknologjive ka krijuar konfuzion te ndjekësit, duke bërë që shumë prej tyre të besojnë se artisti ka nisur punën në terren për projektin e radhës.
Nga ana tjetër, burime për Prive By Liberta Spahiu zbulojnë se ndonëse fotoja në fjalë është false, Gjesti nuk po qëndron duarkryq. Ai po punon intensivisht në studio muzikore për të finalizuar këngët e tij të reja, duke kanalizuar emocionet e tij në muzikë, por aktualisht nuk ka nisur asnjë xhirim klipi siç pretendohej në postimet virale.
Edhe pse imazhi i djeshëm doli të ishte një produkt i teknologjisë, puna e palodhshme në studio tregon se shumë shpejt do të kemi diçka zyrtare dhe reale nga vetë artisti.

Related posts

Gjesti i dërgon mesazh me kode Xhenetës

dardanianews

Po quhet përndjekësja e Gjestit, por Egli Tako paska kryer alamet shkolle

dardanianews

Njihuni me vajzën bukuroshe të gazetarit Berat Buzhala

dardanianews