November 1, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Leonora reagon ashpër ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja e programit, këngëtarja Leonora Jakupi, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes.

Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Reagimi i Leonorës ishte i drejtpërdrejtë dhe kritik, duke vënë theksin tek përgjegjësia emocionale e banorëve ndaj njëri-tjetrit brenda shtëpisë.

Por deklaratat e saj shkuan edhe më larg. Në një moment, Jakupi u shpreh me ironi dhe ashpërsi ndaj Dolces: “Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh se sa më zë mua gjumi”.

Kjo frazë shkaktoi një reagim të fortë nga ana e banores, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste dhe u shpreh se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.

Related posts

Mihrije Braha dhe Naim Abazi puthen në “Top Arena”, rrëfejnë të pathënat e martesës: Më xheloz…

dardanianews

Kthesa papritur, Policia e shqiptare shpall në kërkim Edin! Zbardhet dëshmia

dardanianews

Në gjendje të dehur u shfryt*zua nga dy persona të njohur? Gazetari Tozaj publikon fotot e ish-banores së BBVA: Kjo që të ka ndodhur ty është e tmerrshme dhe e …

dardanianews