5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Edhe në “Big Brother VIP”? Jonida Maliqi, sërish përballë Romeo Veshajt

Lidhja e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshjat është komentuar ende, edhe shumë kohë pas ndarjes së tyre. Edhe pse, si këngëtarja, ashtu edhe aktori dhe moderatori i “Më lër të flas” flasin gjithmonë pozitivisht për njëri-tjetrin sa herë u jepet rasti, rrjeti ka gjithmonë nga një koment për të bërë për ta. E ftuar në premierën e filmit “5 Herë Jo”, Jonida Maliqi tregoi në një intervistë me Ronaldo Sharkën se pritshmëritë nga filmi i kishte shumë të larta, duke qenë se i njeh nga afër ambiciet dhe punën e Donaldit dhe të Borës: “Pritshmëritë e mia janë shumë të larta, duke njohur Borën dhe Donaldin nga afër, e di që kanë ambicie. Donaldi është një natyrë mjaft detajiste, çdo gjë e kuron me detaje, Bora, sigurisht, që ka dhënë hapësira jo vetëm në prezantim, por ka edhe elokuencë, është elastike dhe ku ka më bukur se të aktrosh me partnerin tënd…”

Por krahas filmit, Jonida nuk shpëtoi nga pyetjet në lidhje me marrëdhënien që ka me Romeon, të cilin, pa dyshim, e ka ndeshur edhe gjatë premierës së filmit. E pyetur si është raporti i tyre sot, Jonida u përgjigj hapur.

“Shumë miqësor. Mua më vjen çudi ndonjëherë për atë realitetin që na përkon, në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në ato që mund të kenë qenë në çift. E rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen, mbi të gjitha. Një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka, por të shkuarën nuk e ndryshon. Ai që mohon të shkuarën, për mua ka probleme me veten. Në këtë rast, ne hyjmë te njerëzit që nuk kemi komplekse kundrejt historisë sonë”, tha ajo.

Romeo është një prej emrave që është lakuar më shumë për të qenë pjesë e BBV, por në rrjet qarkullon edhe emri i Jonidës. E pyetur për këtë, këngëtarja tha: “Kam pasur një ftesë nga “Big Brother” i parë. Mendoj që nuk jam personazh i “Big Brother”. Do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…”

 

 

Related posts

Kjo është influencerja atraktive, që do të futet në BBV Kosova-3

dardanianews

“E kapa duke me tradhtuar me tjetrin”, Bujar Qamili rrëfen zhgënjimin e jetes

dardanianews

Pasi ia arriti qëllimit, Verona e Bucit ‘braktisë’ Kosovën (FOTO)

dardanianews