7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Paguhen për çdo javë qëndrimi, kaq para kanë fituar deri më tani banorët e Big Brother

Reality show “Big Brother Albania VIP” ka thyer çdo rekord shikueshmërie.

Banorët e përzgjedhur për këtë edicion, përveç çmimit të madh, paguhen edhe në baza javore.

Sipas disa të dhënave në portale, banorët fitojnë nga 1,500 euro për çdo javë qëndrimi në shtëpi, por kjo shifër nuk është e njëjtë për të gjithë banorët.

Të mërkurën bërë fiks 3 muaj nga nisja e këtij spektakli, saktësisht 14 javë dhe më poshtë ju sjellim shifrat se sa para kanë grumbulluar deri tani banorët. Llogaritja është një mesatare për të gjithë banorët, pavarësisht që çmimet nuk janë të njëjta për secilin.

Donaldi, Arjola, Iliri, Monika e Beniada deri tani në xhirollogarinë e tyre kanë grumbulluar nga 21 mijë euro, për 14 javë qëndrim të izoluar në Big Brother.

Einxhel dhe Beatrix kanë 11 javë në shtëpi e që në pagesë përkthehet në 16,500 euro.

Meridiani ka 7 javë në shtëpi, që i bie se deri tani ka fituar 10,500 euro.

Dj Dagz ka 9 javë në shtëpi, e përkthyer në para gjithsej 13,500 euro.

Kujtojmë që këto të dhëna nuk janë zyrtare, por bazuar në çmimet që janë bërë publike në media jozyrtarisht. /Lajmi.net

Related posts

Nëna e Rita Orës argëtohet me këngën e Dhurata Dorës, e këndon në veturë

dardanianews

LIVE: Fillon ceremonia e Topit të Artë 2021 – e gjithë ajo që po ndodh

dardanianews

Albin Kurti për testet nga Serbia: Kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar

dardanianews