July 23, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Edisa publikon bisedat private: Akuzon motrën e Mateos për lidhje me ish-të fejuarin e saj!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Edisa Demollari, ka publikuar së fundmi në Instagram Story një bisedë private me Kejsi Borrin, motrën e banorit të shtëpisë, Mateos.

Në këtë komunikim, palët kanë shkëmbyer akuza personale që lidhen me raportet e tyre jashtë shtëpisë.

Në mesazhet e bëra publike, Edisa e ka nisur bisedën duke pretenduar se Kejsi ka pasur një lidhje me ish-të fejuarin e saj, duke i thënë se situata mes tyre është personale.

Kejsi i është përgjigjur duke mohuar këto pretendime dhe duke e cilësuar Edisën si “qesharake”.

Gjatë bisedës, Edisa i referohet asaj si “sorrë” dhe shprehet e habitur për guximin e saj për të bërë “disse”, ndërsa Kejsi ka kërkuar që ajo të bëjë kujdes me mënyrën se si flet.

Përveç bisedës, Edisa ka pretenduar se pas sulmeve kibernetike dhe historive të publikuara për të nëpër faqe të ndryshme, qëndrojnë “call center-at” e motrës së Mateos.

“Tani po merr kuptim gjithë sulmi… Kejsi Borri je e turpshme”, ka shkruar Edisa, duke e bërë publik këtë konflikt që ka kaluar kufijtë e formatit televiziv.

Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Dhëndri i ri i Shyhrete Behlulit erdhi nga Zvicra për të, është kaq elegant

dardanianews

Agravon situata në Ferma VIP – Alba zë Limin në shtrat me konkurrenten e re

dardanianews

E papritur – Bledi Mane puth në buzë Albyn, porsa vjen në skenë pas eliminimit

dardanianews