2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Efi e prerë: Sara duhet të përjashtohet sonte!

Ish-finalistja e edicionit të dytë të BBV, Efi Dhedhes e ftuar në “Big Brother Radio” ka folur në lidhje me sherrin e Françeskës dhe Sarës duke u shprehur se kjo e fundit duhet të përjashtohet.

Efi: Në fillim e kam parë shumë imtësisht pasi janë disa gjëra që nuk duken qartazi, doja të shihja kush e nisi si gjë. Kam parë çdo detaj nga pasqyra dhe kam parë që Sara e ka nisur çdo gjë. Në vija të përgjithshme mund të them që të dyja mund të “dënohen” për sjelljen e tyre kundrejt njëra-tjetrës, por padyshim nëse do të vija dikë përpara ajo do të ishte Sara sepse me thënë të drejtën nuk e kuptoj fare këtë lloj sjellje kaq të shëmtuar.

Elona: Ti je e mendimit që Sara duhet të përjashtohet pas asaj që bëri?

Efi: Po, po jam shumë e mendimit që duhet të përjashtohet. Pavarësisht se çfarë pasoi mbrapa ne të gjithë e dimë se në fund të ditës njeriu është shkak pasojë. Në momentin që ndizet zjarri atëherë vazhdon situata. Veprimi i Sarës është i pafalshëm fare, aq më tepër që gënjeu mbrapa duke thënë se nuk bëri asgjë.

Elona: Po gjuha e Françeskës? Fjalori i përdorur?

Efi: Është shumë i shëmtuar, unë prandaj e thashë edhe në fillim që i dënoj të dyja sjelljet. Nuk më pëlqejnë absolutisht. Unë jam një konkurrente e cila e di shumë mirë se çfarë do të thotë të bëhesh me nerva dhe të reagosh. Në vija të përgjithshme edhe nga gocat nuk e di nuk kam një lloj komenti pozitiv. Jam shumë e zhgënjyer.

Eni: E sheh Bardhin pjesë të kësaj:

Efi: Mos ma përfshi sepse nuk di çfarë të them për atë çun. (qesh)

Related posts

Pse tradhtojnë fermat? Disa nga arsyet që zbulojnë studiuesit

dardanianews

“Shefat më kanë kërkuar favore seksuale”, moderatorja e sportit tregon se si ia bëjnë ftesën

dardanianews

Ende pa hyrë taman në të, Vesa lëshon duplex

dardanianews