31.2 C
New York
June 25, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Efi pas “thumbave” që u tha t’i ketë pasur për Kiarën, jep versionin e saj në lidhje me këtë çështje

Efi Dhedhes i dha fund aludimeve se mos postimi i saj me ‘vape’ ishte kunjë për Kiara Titon.

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ tha se nuk ka arsye se përse të hedhë kunja ndaj personave të tjerë.

‘Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista. Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja. Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti’

Ajo shton se kapitulli i ‘BBV’ është mbyllur, e se kërkon që të marrë vëmendje për gjëra të tjera e jo për të tilla veprime.

‘Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull. Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera“, ka shtuar ajo.

Related posts

Kam pas qef në jetë me u kënaq, shumë frajera kam pas, burri nuk din asgjë për të kaluarën time!

dardanianews

Blero hedh akuza të rënda ndaj produksionit të Big Brother Vip Kosova pasi doli nga shtëpia

dardanianews

Çfarë i ndodhi Gani Gërmisë, shfaqet me dorën e lidhur

dardanianews