22 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Egli e kap për krahu Gjestin: Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë s’të flas më

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të thellohen, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rikthyer komunikimin mes tyre.

Pas një letre romantike që Egli i dedikoi për Shën Valentin, duke shpresuar se do të thyente akullin mes tyre, Gjesti vazhdon të mos i flasë.

Në një moment të fundit brenda shtëpisë, ai u pa duke qëndruar i vetëm në kuzhinë, kur Egli iu afrua me shpresën për të shkëmbyer disa fjalë.

Por, përpjekjet e saj rezultuan të kota, pasi ai nuk i dha asnjë përgjigje.

Në një përpjekje më të drejtpërdrejtë, Egli tentoi madje ta “kapte edhe me zor” fizikisht, duke i kërkuar të thoshte të paktën një fjalë.

Ajo shkoi aq larg sa i tha: “Për kokë të gjyshit, më thuaj vetëm një fjalë dhe unë kurrë nuk të flas më”.

Por, pavarësisht insistimit të saj, Gjesti qëndroi i heshtur, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinisë komunikimin me vajzën me të cilën dikur krijoi një lidhje brenda BBVA.

Related posts

Monika zbulon 3 kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm: E para të jetë miliarder

adminkosova

“Dukem shumë sexy sot”, Kejvina heq bluzën dhe kërcen në oborr (VIDEO)

dardanianews

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

dardanianews