14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
EkskluziveFeaturedLajme

EKSKLUZIVE: Albin Kurti i drejtohet PDK-se ,’Une nuk jam si ju ne Qeverin time nuk ka familjar

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura ka akuzuar Qeverinë për nepotizëm në instituticonet publike. Nura në seancën e Kuvendit, ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se ka nisur punësimet në bazë të nepotizmit, ndërsa sipas tij, në fushatë kishte paralajmëruar se do të ndalte këtë.

“Për një muaj e gjysmë, jo që i keni ndal punësimet familjare, por ato janë dyfishuar”, ka thënë Nura, transmeton Zeri.info.Kryeministri Kurti i është përgjigjur deputetit se punësimet të cilat ai i përmendi janë emërime politike dhe jo të bazuara në lidhje familjare.

“Qeveria jonë e ka edhe programin qeverisës, agjendën legjislative e kemi diskutuar bashkë këtu në Kuvendin e Kosovës, Kabinetet e ministrive tona kanë persona të përgatitur profesionalisht.

Ne kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare. Me këtë rast ministrat i zgjedhin këshilltarët politik të cilët janë ose nga Shoqëria Civile ose nga Komunitetet profesionale të Lëvizjes”, ka thënë Kurti në seancë.

Related posts

Sondazh: A po i mban premtimet kryeministri Kurti?

dardanianews

Driton Selmanaj synon zv.kryeministrin, Armend Zemaj- ministër

dardanianews

Në cilin medium po shkon Xhemajl Rexha, pasi e konfirmoi se po e lë KTV’në

dardanianews