April 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Eksperimenti i televizionit gjerman, tifozeri artificiale gjatë ndeshjeve të Bundesligës

Sot starton Bundesliga, por ndeshjet nuk do jetë ashtu siç jemi mësuar t’i shohim normalisht. I trishtë është fakti se ato do luhen pa tifozë dhe stadiumet do jenë të boshatisur.

Megjithatë, televiizioni i madh gjerman, “Sky Sport Deutschland” ka menduar një ide gjeniale për ta bërë një ndeshje në televizor sa më të vërtetë në mungesë të tifozëve.

Kështu, çdo tifoz që do të ndjekë ndeshjen e skuadrës së zemrës do të ketë mundësi të përdorë një opsion ku mund të dëgjojë kore të ndryshme të tifozëve të skuadrës.

Kjo është bërë e mundur me anë të një regjistrimi ku të gjitha skuadrat kanë vënë në shërbim koret e tifozëve që këndohen në një ndeshje normale.

Ideja vjen për të thyer sadopak monotoninë e një ndeshjeje pa tifozë. Kjo pritet t’u japë sfidave një ngjyrim tjetër në këtë periudhë të vështirë që po kalon futbolli në të gjithë botën.

360grade.al

Related posts

Del edhe një video ku Kurti thotë se Qeverinë duhet ta bëjë shumica, e jo partia që ka fituar zgjedhjet

dardanianews

Insiston Luizi: Kisha frikë, nuk jam sëmurë! Arbana: Që tani mund të çojmë në spital të bësh çdo analizë!

dardanianews

Nuk e keni parë kurrë në këtë gjendje, bëhet viral momenti kur Messi qan si fëmijë i vogël |VIDEO

dardanianews