October 21, 2025
DardaniaNews
Lajme

Eksperti i sigurisë: Para 2030-s SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish, ja arsyeja

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është seli qendrore për të gjithë Evropën.

Elezi u shpreh se SHBA-të janë të angazhuara që të ruajnë aleancën me Kosovën ndaj është planifkuar që deri në 2030 të ndërtohet një bazë ushtarake në Nish të Serbisë, që do të bëjë të mundur vendosjen e paqes për një kohë të gjatë në Ballkan.

“SHBA mbetet realisht e angazhuar dhe shumë e interesuar që të ruajë aleancën e saj me Kosovë, të vendosë angazhim të mëtejshëm ushtarak në Kosovë dhe është pikërisht për këtë arsye pse, para 2030 do kemi ndërtimin e një baze ushtarake që do të vendoset në Nish dhe nga ku do garantohet që paqja të vendoset për një kohë të gjatë në Ballkan, se dihet që Serbia ka përdorur bashkëpunimin me Rusinë për të vepruar në këtë zonë dhe pikërisht këtu do të vendoste baza amerikane që do të ketë mundësi të ushtrojë aktivitetin ushtarak brenda territorit të Serbisë”, tha eksperti.

Related posts

Kthimi i eshtrave të Isa Boletinit, stërnipi i tij: Rugova i kishte dhënë dy mijë marka gjermane, propozoi të varrosej në Mitrovicë

dardanianews

Nisma ia bllokon gurthyesin Haxhi Shalës, e kishte djalin aksionar

dardanianews

Avokati Halilaj tha se atentatin ndaj tij e bëri Sami Lushtaku, vjen kundërpërgjigja e këtij të fundit – ja çfarë paralajmëron

dardanianews