December 23, 2025
DardaniaNews
Lajme

Elisa Spiropali e ‘qeshur’ pas rënies së Belinda Ballukut

Dita e sotme ka qenë tepër intensive në kampin e rilindjes. Gjykata ka pezulluar nga puna Belinda Ballukun, e cila menjëherë pas vendimit ka shkuar në zyrën e Edi Ramës dhe nuk ka dalë më prej andej kur po kalon mbi 3 orë. Së fundi atyre u është bashkuar edhe Ulsi Manja.

Por duket se jo të gjithë janë të vrenjtur në kampin socialist. Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila nuk ka munguar herë pas here të hedhë thumba ndaj Ballukut duke e akuzuar për intriga duket së është shumë e qeshur pas ngjarjeve të ditës së sotme.

Pasditen e së enjtes, Spiropali ka publikuar në Facebook një status, ku nuk mungon as shprehja e buzëqeshjeve, e shoqëruar me komisoneren Marta Kos.

Postimi i Spiropalit:

Me Martën, nëpër Tiranë 😀

Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.🇦🇱🫶🇪🇺

Related posts

Kryeministër shqiptar, Edi Rama, merre seriozisht reagimin e Rifat Jasharit

dardanianews

Zeka: Unë e di kush është ‘Znaçka’ por emrin e tij duhet ta thotë Kadri Veseli

dardanianews

Tronditëse/ Fëmijët dhunohen barbarisht në kopshtin e kishës, edukatorja i tërheq zvarrë nga flokët

dardanianews