July 3, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

13-vjeçari shqiptar në Itali gjendet i vdekur në shtrat nga e motra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mësohet se një i mitur shqiptar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të gjumit. 13-vjeçari Jonson Sulika, është konstatuar i pajetë nga motra e tij 17-vjeçare.

Sipas mediave italaine, shqiptari u gjet i vdekur në orën 8 të mëngjesit të sotëm. Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një goditje kardiake që e ka goditur trembëdhjetë vjeçarin në gjumë.

Trupi i pajetë i të miturit po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore dhe autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes ndërsa policia ka nisur hetimet.

Related posts

Po ju tregojmë një sekret! Si të kuptoni nëse dikush ju ka bërë “bllok” në WhatsApp

dardanianews

Ujësjellësi “Prishtina” Çkapet nga PDK, AAK e NISMA – kapet nga VV-JA

dardanianews

Pse i mblodhi Escobar sonte krerët e Opozitës në darkë?

dardanianews