3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Prezantuesja e njohur, Erjola Doçi, është rikthyer me intervistë pas një kohe të gjatë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka qenë e ftuar në ‘Wake Up’, ku ka folur për këtë periudhë verë, periudhën pas formatit të famshëm si dhe për jetën private.

E njëjta zbuloi se ka nisur një njohje me një akademik, duke thënë se po i pëlqejnë njerëzit e mençur.

“Preferoj njerëz akademik. Mendoj që mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze, të konsoliduar”, u shpreh ajo.

Doçi tutje tha: “Që edhe mund të ma ketë. Jam në një erë njohje. Kaq mund të them”.

Ajo u bë më e njohur për publikun në Big Brother, gjersa u shfaq pa filtra duke zbuluar shumë gjëra për veten.

Erjola do të nisë me një projekt së shpejti, ku do të jetë në rolin e opinionistes.

Related posts

Luizi e lë Kiarën keq në dush, ajo mërzitet

dardanianews

Nuk përmbahet Santiana, publikon fotografi e veshur ngushtë dhe pa riçipeta! /FOTO/

dardanianews

Rita Ora: Jam një refugjate dhe gjithmonë do të jem e tillë, krenohem me këtë

dardanianews