November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Është rrotulluar njëra veturë që e përcjellë Kurtin, të gjithë kanë shpëtuar

 

Është rrotulluar një veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Mësohet se kjo veturë ishte njëra nga katër sosh që përbënë eskortën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte nisur drejt qytetit të Gjilanit për të marrë pjesë në takimin me qytetarët, me të cilët edhe aktualisht po bisedon për punën njëvjeçare të kryetarit Alban Hyseni.

Me të arritur në Gjilan, para publikut, Kurti e ka konfirmuar se njëra nga veturat e tij ishte aksidentuar rrugës.

“Njëra prej eskortave që ishte me ne, ka pësuar aksident. Tash e morëm vesh, se janë mirë”, ka thënë Kurti para qytetarëve të Gjilanit.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje, teksa më poshtë gjeni pamjet e siguruara nga Insajderi.

Related posts

“Unë veç me burra merrna”, një qytetar pretendon se u kërcënua nga deputeti i LDK-së, ia publikon bisedën

dardanianews

Flet babai i vëllezërve Hajrizi: Artani është në Gjermani, Fatoni ia ka vjedhë pasaportën

dardanianews

18 të vdekur sot nga Covidi, Gërvalla lavdëron Vitinë për menaxhimin

dardanianews