Vendimi i Kiara Titos për t’i hapur Instagram Luizit, së bashku me dy miqtë e tij më të mirë, Marion dhe Jonin, duket se nuk është pritur mirë nga familja e këngëtarit.
Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij.
Kur të gjithë prisnin një takim mes nënës së Luizit dhe moderatores, pas propozimit për martesë që u bë përpara miliona shqiptarëve, kunati i këngëtarit ka dalë kundër veprimeve të Kiarës.
Teksa Instagrami për Luizin numëron më shumë se 210 mijë ndjekës në pak orë, kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri ka bërë një reagim kundër në rrjetet sociale.
Sipas tij duhet të ishte pritur dalja e Luizit për hapjen e profilit, gjë e cila nuk është menduar njësoj nga Kiara, për ta përdorur edhe si një kanal mbështetje për këngëtarin kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga finalja e madhe e 6 Majit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!
Nga ana tjetër profili i hapur nga Kiara numëron deri tani 205 mijë ndjekës, dhe rritet me ritme të frikshme orë pas ore.
Atij i është dhënë mbështetje e madhe dhe nga personazhe të njohur, përfshirë reperin Noizy dhe Emina Cunmulaj, të cilët kanë shpërndarë profilin dhe kanë bërë thirrje për ndjekjen e tij.
Qëllimi i Kiarës dhe miqve të Luizit është që deri në 6 Maj profili i Luizit të ketë 1 milion ndjekës, por se sa do të arrihet kjo mbetet për t’u parë.
Ajo që vlen të theksohet është fakti se faqja e parë që numëronte më shumë se 600 mijë ndjekës duket se është mbyllur përfundimisht.
Shiko postimin:


