7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Familja Geci: Isa Mustafa Të Japë Dorëheqje Sot, Edhe 7 Ditë Kemi Kohë!

Nebih Geci, vëllai i ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci ka kërkuar përmes Facebook-ut që “Isa Mustafa dhe stafi i tij të japin dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

“I themi te jap doreheqje sot, jo neser se neser eshte vone”, ka shkruar ndër tjerash Nebih Geci.

Postimi i plotë i tij:

Te nderuar dhe shume te respektuar qytetar te Kosoves dhe ju perkrahes te LDK-se.Duam te ndajm me ju nje breng e cila po na preokupon dhe po na mundon thelle ne qenjet tona shpirterore, duke e pare situaten dhe rezultatet ne teren ne lidhje me LDK-ne dhe natyrisht me Kosoven, jemi te detyruar te i themi Isa Mustafes dhe stafit te tij te japin doreheqje nga te gjitha pergjegjesit ne LDK, jemi qindra e qindra perkrahes te Rugovizmit dhe natyrisht edhe te LDK-se, jemi te lidhur thelle me rrugen Rugoviane dhe djathtizmin bazuar ne programin e LDK-se si subjekt i qendres se djathet dhe si familje ne EPP duke i qendruar besnik lidhjeve tona familjare, jemi besnik te interesave te Kosoves por edhe miqve tane te perhershem USA, D, GB etj., dhe do jemi gjithmone ne rrugen e Kosoves drejt realizimit te aspiratave te qytetarve tane drejte rruges te civilizimit europian, por duke e pare Kosoven duke rreshqitur nga rruga perendimore drejt lindjes.I themi Isa Mustafes dhe ekipit te tij te japin doreheqje nga te gjitha strukturat e LDK-se qe te shpetojme Kosoven nga e kaluara politike e demshme dhe katastrofale e cila na ka kushtuar me gjake dhe debime te shqiptarve ne te gjitha koherat. I themi Isa Mustafes dhe ekipit te tij faleminderit per kontributin e dhene gjate ketyre 12 viteve ne LDK por ne e duam Kosoven me teper se gjithçka tjeter, si dhe rrugen e saj drejt BE e jo drejt Lindjes. I themi te jap doreheqje sot, jo neser se neser eshte vone, kemi kohe 7 dite deri me daten 14 shkurt te pakten te kthehet pak shpres dhe te shpetojm aq sa ka mundesi ne kete kohe te shkurt,jemi te mllefosur tej mase afer 1000 aktivist te LDK-se ketu dhe jashte vendit te cilet kemi ne pergjegjsin tone mbi 10 mije votues te cilet ne krye me ty dhe stafin tend nuk duan te na mbeshtesin dhe duan te rrin indiferent ne keto zgjedhje deri sa te jeni ju ne krye te LDK-se, duke i pare perkrahjen e deputetve te LDK-se ne rrjetet sociale dhe duke i pare sontazhet te cilat i vendosin subjektet tjera mbi 50%!. Eshte e patolerushme dhe skandaloze per Kosoven situata e krijuar nga pakujdesi i vazhdueshem i kryesise se LDK-se, ku edhe mbeshtetesit me te fuqishem te pavarsise dhe çlirimit tone jemi duke i vene ne pozit te rend dhe te palakmueshem, andaj kerkojm nga ti si njeri i dijes dhe pendes duke i nuhatur politikat e lindjes qe duan te i bllokojn rrugen e Kosoves drejt BE-se dhe miqesis tone te perhershme me USA dhe aleatet e saj, kerkojm nga ti te largohesh sot e jo neser.LDK do jete roje e Kosoves dhe ne do jemi roje e LDK-se edhe pas 14 shkurtit.

 

 

Related posts

Kina fillon stërvitjet më të mëdha ushtarake rreth Tajvanit

dardanianews

“Kushdo që del e ka biletën e kthimit”, ish banori i BBVA me deklaratë të fortë

dardanianews

Këto janë të gjitha kushtet për ata që futen në Kosovë

dardanianews