15.7 C
New York
June 24, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Finalja Kosovë-Serbi/ “Carl Bildt ndez alarmin për BE-në”, kjo është ‘bomba’ e kurdisur për Ballkanin

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur lidhur me publikimin e “non-paperve” për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe alarmin e ngritur nga diplomati Carl Bildt.

Sipas Kuçit, ëndrrat serbe në Ballkan çdo herë kanë sjellë tragjedi për gjithë Ballkanin.

“Të dy letrat jo zyrtare, sidomos ajo e cila që flet për ndryshime të kufijve, është komplet jologjik. Kjo për faktin se ideja për ndryshimin e kufijve është bërë në kuadër të logjikës të ekzistencës së Jugosllavisë dhe jo të një gjendje të re që ekziston tani. Pra, jo-formalisht por realisht po dihet që provokues me këto dokumente jo-zyrtare është vetë Serbia nëpërmjet agjencisë së saj të inteligjencës. Serbia këtë dokument e ka krijuar duke e menduar vetën sikur në pozicionin e udhëheqëses së RSFJ-së dhe që ka plot mundësi veprimi dhe jo me një pozicion real që ka sot. Sidoqoftë, ëndrrat serbe në Ballkan çdo herë kanë sjellë tragjedi për gjithë Ballkanin dhe veçanërisht shqiptarët”, thotë doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Ai shton se Carl Bildt ka ndezur alarmin për rrezikun që e pret Bashkimin Evropian.

Por, edhe tmerr për vetë Evropën, andaj edhe Bildt ka shprehur frikën e tij bazuar në shembujt historik dhe mosinteresimin e sinqertë të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Carl Bildt më shumë ka shprehur mesazhe alarmuese për BE-në se sa Ballkanin dhe më shumë ka kërkuar për BE-në që të shkoj me hapa konkret ndaj Ballkanit se sa që ka pasur një frikë të vërtetë për prekje kufijsh. Megjithatë, në një pikë kritike jo bazuar në non-paper por në lodhje nga status quo-ja gjithçka mund të shpërthejë”, shprehet Kuçi për “Bota sot”.

Më tej, Kuçi shton se ndryshimi i kufijve, është një bombë e kurdisur.

“Megjithatë, askush nuk është i gatshëm për prekje kufijsh në Ballkan sipas non-paperit, se kjo do të ishte një bombë e kurdisur, vetëm ta marrim shembullin e fundit ndërmjet Palestinës dhe Izraelit ku zhvendosja e rreth katërmbëdhjetë familjeve çfarë pasojave po sjellë. Gjithashtu lëvizjet etnike janë bërë me logjikën e para dhe pas Luftës së Dytë Botërore të marrëveshjeve që kishte bërë dikur Jugosllavia me Turqinë për zhvendosje të popullsisë kryesisht shqiptarë”, nënvizon Kuçi.

“Gjithashtu duke qenë në një botë që është në buzë të përplasjeve ndërmjet civilizimeve, ideologjive dhe gjeopolitikës, çdo prekje kufijsh në Ballkan do të kalonte në problem në kuadër të tri koncepteve. Pra, fantazmat serbe që kanë funksionuar në shekullin XX nuk mund të funksionojnë më aty ku shtrihet SHBA-ja”, përfundon për “Bota sot”, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

Kujtojmë se sipas politikanit dhe diplomatit gjerman Carl Bildt, nëse Plani A për Ballkanin – integrimi me Bashkimin Evropian – nuk funksionon, atëherë do të shkohet drejt një Plani B, që përfshin konflikte dhe kufij të rinj në rajon.

Dokumenti jo zyrtar dhe pa autor, po argumenton se nëse Plani A nuk funksionon më, ne duhet të bëhemi gati për një Plan B, që përfshin rishikimin e kujve dhe pranimin e një vale të re të zhvendosjes etnike të njerëzve në të gjithë rajonin (paqësor ose me dhunë). Ajo përbën një deklaratë brutale mbi realitetin brutal që mund të na presë në të ardhmen. Në këto kushte, mundet vetëm të shpresohet që ky dokument kondencial do të shërbejë si një thirrje zgjimi për BE-në dhe të tjerët mbi rreziqet e një procesi të bllokuar të zgjerimit, dhe interesit të zbehur me shpejtësi të Brukselit mbi punët e rajonit”, ka thënë Carl Bildt.

 

Related posts

Kabineti i Shpëjtim Bulliqit, zbulohen emrat e drejtorëve!

dardanianews

Eskalon Daut Haradinaj: Rexhep Selimi mashtrues i madh

dardanianews

Borell ndjek rrugën e Mogherinit, nuk e kundërshton ndryshimin e kufijve nëse pajtohen Kosova e Serbia

dardanianews