-1.6 C
New York
December 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Fjalim ekskluziv i Jusuf Gërvallës i vitit 1981 (Video)

“Pa Rrotlla” sjellë për të parën herë fjalimin ekskluziv të Jusuf Gërvallës në një tribunë, ku flitet për aspiratat e popullit shqiptar.

Në kushte shumë të rënda dhe me pasoja të mëdha të asaj kohe, shqiptarët asnjëherë nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar nën sundimin serbo-jugosllav. Shqiptarët që në kohën e ish-Jugosllavisë kanë përqafuar idenë e luftës për një autonomi të tyre.

Në një video ekskluzive të Gazetës Online “Pa Rrotlla”, dëgjohet një fjalim i Jusuf Gërvallës i vitit 1981, i cili flet për aspiratat e shqiptarëve që në kohën e ish-Jugosllavisë.

Gërvalla gjatë fjalimit të tij kishte deklaruar që populli shqiptar asokohe nuk kishte kushte që të dilte me kërkesën për pavarësi të Shqipërisë. Kësisoj, ata kërkonin autonominë e tyre.

Megjithatë, ai besonte fuqishëm se një ditë gjithë shqiptarët do të jenë të bashkuar në një vend.

Në fjalimin e tij, ai kishte thënë se edhe udhëheqja kosovare në vitin 1968 dhe 1974 kanë paraqitur një kërkesë të tillë dhe se ishin të lumtur që Kosova pati guximin ta bëjë një kërkesë të tillë.

Në vitin 1969, në vitin 1974 Kosova fitoi Kushtetutën e vet, si njëra ndër tetë njësitë federale jugosllave me përfaqësim në të gjitha organet dhe me të drejtën e vetos si dhe gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes së Republikës. /www.parrotlla.net/

Related posts

Edhe Gani Geci përfshihet në debatin Grenell-Kurti, tregon për lutjen që Albright ia bëri Hashim Thaçit gjatë luftës

dardanianews

Ish-komandanti i UÇK-së trondit me deklaratën për “znacken”, Milaim Zeka spiun i shërbimeve të huaja

dardanianews

Edona Llalloshi në Vetëvendosje, kandidate për deputete

dardanianews