17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
EkonomiLajme

Flasin nga Trusti, tregojnë se kur qytetarët mund t’i tërheqin paratë

Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka thënë se tërheqja e parave nga Trusti pritet të bëhet menjëherë pas kalimit në lexim të dytë të Projektligjit në Kuvendin e Kosovës.

Demi ka thënë se Trusti i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se në momentin e kalimit të projektligjit, menjëherë do të fillojë aplikimi i kontributdhënësve për tërheqje.

“Ligji parasheh që aplikimi për tërheqje do jetë në distancë, jo fizik. Kontribuesit nuk kanë nevojë të vizitojnë zyrat e trustit. Pagesa do bëhet vetëm përmes llogarive bankare. Duhet që llogaria bankare të jetë aktive në kohën e aplikimit. Duhet të kenë kontribute dhe aplikimi do jetë me vullnet të lirë. Po përgatitemi që të fillojmë menjëherë pas kalimit në Kuvend. Duhet t’i lëmë rrugë institucioneve për diskutime”, ka sqaruar ai.
Mes tjerash, ai e ka sqaruar edhe formën se si do të bëhet aplikimi dhe se si mund të tërhiqen më pas paratë.

Ligji e kalon hapësirën prej hyrjes në fuqi 3 muaj ditë. Kjo do të thotë se aplikuesit nuk kanë nevojë të nxitojnë, u themi që të kenë durim. Në projektimin e platformës për aplikim e kemi pasë parasysh që të kemi dyndje të aplikimeve, mund të jetë e pritshme, por platforma do ta përballojë. Mund të ketë raste që të mos funksionojë platforma, por do t’ia dalim. Në pjesën tonë të përgatitjes i kemi marrë masat dhe jemi një klik larg për ta hapur aplikimin sapo ligji të hyjë në fuqi”, shton Demi.

“Projeksionet tona dhe vullneti jonë është që ky proces, aplikimi të jetë çështje sekondash ndërsa kalimi i parave në llogari të jetë çështje ditësh. Por varet nga infrastruktura, sistemi bankar por edhe numri i aplikuesve”, tha ai.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë së hënës më 64 vota pro votuan për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

 

 

 

Related posts

Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit

dardanianews

Përplasje e ashpër mes Vuçiqit dhe Gjukanoviqit për protestat: Unë do të isha varur nëse…

dardanianews

Duda Balje zbulon emrin e deputetit kosovar që e tërheq më shumë fizikisht!

dardanianews