11.7 C
New York
October 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Përveç Afganistanit, Biden paralajmëron tërheqje ushtarake edhe nga vendet tjera

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se vendimi për tërheqjen e pranisë ushtarake nuk vlen vetëm për Afganistanin, por edhe për vendet e tjera.

Ai përmes një postimi në Twitter bëri me dije se po përfundon epoka e operacioneve ushtarake për të ribërë vendet e tjera, njofton Klan Kosova.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Bëhet fjalë për përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të ribërë vendet e tjera”.

 

SHBA është e pranishme ushtarakisht edhe në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Kampi Bondsteel është baza kryesore e ushtrisë amerikane në Kosovë nën komandën e KFOR-it dhe është më e madhja në Ballkan.

 

Related posts

Hoti flet për Vjosa Osmanin: Edhe ajo si të tjerët do të kthehet në LDK

dardanianews

59-vjeçari nga Prishtina merr peng 6 pushuesit italianë në Sarandë: Më dëmtuan apartamentin

dardanianews

Haradinaj: Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por do të ndjekë rrugën e tyre

dardanianews