December 22, 2025
DardaniaNews
Lajme

Flet gazetari: Naim Murseli në listën e zezë të bankave suedeze shkak borxhet e shumta

Gazetari Ervin Dushi, ishte mëngjesin e kësaj të martë në “Good Morning Albanians” ku zbuloi për Euronews Albania, listën e borxheve të Naim Murselit, i cili tashmë ndodhet në burg i dyshuar si porositës i vrasjes së gruas së tij Liridona Ademaj.

Gazetari dushi tha se vetëm në një bankë ku ai arriti të nxirrte të dhënat, Naimi figuron në listën e zezë, për mbi 20 mijë euro të papaguara.

“Jam munduar të marr të dhënat në një nga bankat, ku Naimi është diku te 20 e ca mijë euro. Mbi 20 mijë euro i ka të papaguara dhe në bazë të tyre ka hyrë në listën e zezë.

Në listën e zezë nuk është futur vetëm Naim Murseli por edhe Liridona Ademaj (Murseli) dhe Shaban Murseli.

Gazetari Ervin Dushi tha se edhe babai i Naimit, është nënshtetas suedez dhe është pjesë e firmave të ndërtuara nga Naimi.

“Babai i Naimit në të njëjtën bankë ku unë mora të dhënat ka rreth 4000 euro borxh. Po të shikojmë adresën babai i Naimit ka jetuar në të njëjtën adresë me çiftin./EuroNews

 

 

 

Related posts

Thashethemet për vdekjen e Trump “shpërthejnë” në rrjetet sociale, analisti i CNN jep sqarimin zyrtar!

dardanianews

Lajmi i fundit: Që nga dita e nesërme, pezullohen fluturimet nga Gjermania, Franca, Zvicra drejt Kosovës

dardanianews

“Je krujt vetë” – Djali i policit përndjek gruan e martuar: Më shantazhon tek bashkëshorti

dardanianews