November 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Diplomati kroat: Rugova lider i kapaciteteve globale, i mungon Kosovës dhe Evropës

Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, sot në përvjetorin e 18 të vdekjes, e ka kujtuar edhe ambasadori i Kroacisë në Finlandë dhe Estoni, Josip Buljeviq.

Bujleviq shkroi në “X” se pikërisht Rugova ishte lideri i duhur në kohën e duhur për Kosovën.

“Ibrahim Rugova ishte pikërisht ai lloj lideri që i duhej popullit të tij në ato kohë. Një vizionar karizmatik, një pacifist, por i palëkundur në parimet themelore. Lider i kapaciteteve globale”, shkroi ish-ministri kroat i Mbrojtjes.

“Sot kanë kaluar 18 vjet nga vdekja e tij dhe ai është shumë i munguar në Kosovë dhe në Europë”, shtoi Bujleviq.

/GazetaSinjali/

Related posts

Thellohet tragjedia në Serbi! Shkon në 13 numri i të vdekurve, Daçiç: Mes viktimave një fëmijë 6-vjeçar

dardanianews

LIVE Sllovaki-Kosovë/ Dardanët dhurojnë spektakël, shënojnë edhe të katërtin në Bratislavë (Video)

dardanianews

Momenti i gjuajtjes me armë: Punëtorit të “Extreme Pizza”-s nuk i trembet syri nga revolja (Video

dardanianews