-0.3 C
New York
December 28, 2025
DardaniaNews
Showbiz

FLIRTIME? ÇFARË NDODHI MBRËMË MIDIS OLTËS DHE KRISTIT? (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip” u zhvillua “Cabaret Night”, ku banorët interpretuan dhe kënduan para njëri-tjetrit. Në performancën e tij me Valbonën, Krist Aliaj ishte veshur me veshje popullore, të cilat pas shfaqjes e ndihmoi Olta ta hiqte.

Ishte vetë Kristi që i kërkoi ndihmë aktores. Ndërkohë që po e ndihmonte, ai e “akuzoi” Oltën se e kishte gërvishtur tek krahu. Jo vetëm kaq, pas disa gotave verë dyshja po flisnin me nënkuptime me njëri-tjetrin, ku nuk mungonin edhe “provokimet” nga ana e Kristit.

“Ti luan shumë keq me mua. Është e shëmtuar,”-i tha Olta Kristit ndërkohë që po bisedonte me të. “Ti më thuaj limitet dhe unë do t’i respektoj,”-u shpreh Kristi.

Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme në çdo dhomë të shtëpisë, Olta dhe Kristi janë grricur me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër ndjekësit në rrjetet sociale e kanë “gjykuar” këtë sjellje të Oltës dhe Kristit mbrëmjen e djeshme, duke e konsideruar si mos respekt për personat që kanë jashtë./iconstyle/ Shiko videon:

Related posts

Ja si duket trupi i gruas më magjepsëse në botë: Burrat nuk mund t’i heqin sytë nga ajo

dardanianews

Jeton me vjehrrit, reja e Mihrijes zbulon se kush i bën punët e shtëpisë

dardanianews

Sara Hoxha shihet në krahët e këtij mashkulli, nuk është Ledri

dardanianews