8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Forumi i Prespës, Kurti kundër Mini-Shengenit: Nuk ka vizion për rajonin, Kosova e refuzon ashpër

 ​Kurti: Kosova e refuzon idenë e Novi Sadit për zonën Shengen, s’ka vizion për rajonin

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova e refuzon ashpër idenë e mini-shengenit ballkanik. Para liderëve rajonalë në Forumin e Prespës për Dialog, kreu qeveritar tha se kjo iniciativë s’ka vizion për rajonin dhe se krijojnë konfuzion ndërmjet vet shteteve rajonale.

Si propozime, Kurti shpalosi idetë e tij për progresin e vendeve ballkanike.

Kurti: Kosova e refuzon ashpër idenë e Novi Sadit

“T’i ikim përgjegjësive tona me veprime që në fund krijojnë ende më shumë konfuzion mes nesh dhe i japin mundësi palëve të tjera që gjërat të tilla t’i shfrytëzojnë. Kështu është edhe ideja e Novi Sadit për zonën Shengen, ajo është iniciativë që s’ka vizion për rajonin dhe si të tillë Republika e Kosovës e refuzon ashpër. I inkurajon të gjithë që të kthehemi në agjendën e BE-së dhe marrëdhëniet transatlantike. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentailizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n dhe mbështesin Federatën e Rusisë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se ndërtimi i shoqërive demokratike në rajon bëhet vetëm duke pranuar të vërtet dhe mos mohuar dhe refuzuar realiteti i së kaluarës.

Kurti: Ndërtimi i shoqërive demokratike në rajon bëhet vetëm duke pranuar të vërtet

“Në vend që të vazhdojmë të ndjehemi të frusturar nga ana e BE-së duhet të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe çfarë të bëjmë ne që të arrijmë aty. Në fund të fundit vet ne jemi larg nga të qenit të përkryer dhe nëse shohim brenda do të kuptojmë se ne kemi shumë probleme. Ekziston lufta me pushtete autoritare, kundër monopoleve kriminale, kundër thyerjes së shtetit të drejtës dhe mospranimi i të vërtetave historike dhe aktrimi se mund të ndërtojmë shoqëri demokratike mes kombeve tona vetëm nëse mohojmë çka ka ndodhur dhe refuzojmë ta pranojmë realitetin se më këtë do të ndryshojë situata. Duhet të shohim nga vetja sepse për pyetje të rëndësishme mund të paraqitet kur është e mundshme të kemi përgjigje”, u shpreh Kurti.

Krahas kësaj, kreu qeveritar, liderëve rajonalë iu tha se progres rajonit i sjell demokratizimi më i madh dhe bashkëpunimi transatlantik.

Kurti: T’i shpëtojmë reformat për demokratizim të rajonit

“Në samitin e Tiranës propozova një kornizë që sjell progres për të gjithë. Këtu dëshiroj të hap tre tema që janë të rëndësishme për rajonin tonë dhe bashkëpunimin transatlantik dhe janë të ngjashme me tre pika të cilat u shtjelluan në parlamentin tonë nga ministri i Punëve të Jashtme të Italisë. E para është demokratizimi i Ballkanit Perëndimor t’i shpejtojmë reformat për të bërë tranzisionin tonë më funksionale duhet të kemi demokraci të institucionalizuar, demokraci që pushteti më i madh është në duart të popullit. Ndarja e pushtetit që mban balancë, liritë mediave e shprehjeve e protestave pa frikë. Po ashtu edhe ekonomia është e rëndësishme për të gjithë”, tha ai.

***

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Prespës tha se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.

Ai më tej tha se Bashkimi Evropian po është e ngadaltë dhe mungon uniteti, por sipas tij, megjithatë është alternativa e vetme pasi i takojmë këtij rajoni.

“Në vend të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga BE të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe si të arrijmë aty”, tha Kurti.

Sipas tij, një pjesë e madhe e përgjegjësisë është e Bashkimit Evropian, por edhe vendet duhet t’i kryejnë punët e tyre.

Kryeministri i Kosovës tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.

Ai tha se kjo iniciativë nuk ka vizion për rajonin.

“Inkurajoj të gjithë t’i kthehemi agjendës së Bashkimit Evropian dhe asaj transatlantike. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë”, tha Kurti.

Forumi i Prespës, Kurti takohet me Ramën dhe Ahmetin, kryeministri e lëshon tavolinën

Para panelit në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, janë takuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kanë pirë kafe bashkë, por i pari që e lëshoi tavolinën ishte Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij Edi Ramën dhe Ali Ahmetin nga BDI, në Ohër për “Forumin e Prespës për Dialog”.

Takimi Ahmeti dhe Rama

Në ditën e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast, siç theksohet në kumtesën e BDI-së, Ahmeti e ka uruar Ramën për mandatin e tretë, ndërkohë që në takim është biseduar mbi sfidat të cilat i presin vendet tona, por edhe rajonin në rrugën drejtë integrimit evropian, të cilat duhet të tejkalohen.

Takimi Ahmeti dhe Rama

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë ishte një precedent në historinë politike dhe për zgjidhjen e saj ishte e nevojshme të gjendej një inovacion që do të ishte shembull në historinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilën e arritëm në një moment kur të gjithë thoshin se është e pamundur, ndërsa sot jemi duke parë rezultatet pozitive të kësaj Marrëveshje, ka theksuar më tej Ahmeti.

Kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Ramës, duke ju referuar vizitave të fundit që janë realizuar në Sofje me qëllim të tejkalimit të pengesave që i ka vendosur pala bullgare.

Në kohëra të kthesave të mëdha globale, jemi bërë ofrues të zgjidhjeve dhe paqes në gjithë rajonin duke sjellë shpresë. Udhëheqësit nuk duan dhe nuk duhet të lënë pas vendin, është vlerësuar mes tjerave në takimin mes Ahmetit dhe Ramës.

Më tej, është konstatuar se dielli për shqiptarët dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor lind kah perëndimi dhe pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shumë shpejtë do jenë pjesë e familjes së madhe evropiane pasi që paqja, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira me vendet fqinjë janë në nivel të duhur.

Në takim është theksuar se politikanët nacionalistë dhe konservatorë në situata të tilla vetëm ndërtojnë mure dhe nuk ndryshojnë asgjë thelbësore. Si politikan të moderuar, në vend të mureve duhet ndërtuar ura lidhëse për paqe dhe stabilitet.

***

Në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të “Forumin të Prespës për Dialog”, marrin pjesë edhe Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija.

Në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.


“Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Hanl.

Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq . Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka takuar ish-kryeministrin grek dhe kryetarin e partisë “Siriza”, Aleksis Cipras.

Zaevi dhe Ciprasi janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë.

Kurti në takim me Lajçakun në Forumin e Prespës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë Forumit të Prespës për Dialog në Ohër Maqedonisë së Veriut.

Në pamjet e publikuara shihet se Kurti është i shoqëruar nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e diskutimit dhe as detaje tjera.

***

Forumi i Prespës po vazhdon edhe sot.

Ai po mbahet në Maqedonin e Veriut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës.

Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.

Related posts

Kadare mesazh klasës politike: Nuk mund të ketë zgjidhje Kosovë-Serbi pa Amerikën

dardanianews

EKSKLUZIVE: Këta janë ministrat nga NISMA në Qeverinë Hoti

dardanianews

Ish-futbollisti i Chelseas gjendet i vdekur nën rrënoja e tërmetit në Turqi

dardanianews