15.9 C
New York
May 26, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Foto / Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj në jahtin e trafikantit. U rrah nga Suada Sherifi pasi i ‘rrethoi’ burrin Eldi Dizdari?!

Një nga kauzat kryesore të opozitës, ndonëse e bjerrur dhe e kompromentuar, është ajo e narkoshtetit. Për këtë kauzë ‘lufton’ edhe deputetja e PD-së, Elda Hoti, me vëllanë, babanë dhe bashkëshortin trafikantë droge. Kauzës së narkoshetit dhe të varfërimit të shqiptarëve i fryn edhe aktivisjta e Partisë Demokratike, Xhulja Xhekaj, kandidate për deputete e kësaj partie, e cila krekoset në jahte luksoze, produkt i parave të pista.

Aktivisjta e PD-së që ‘vajton’ për varfërinë dhe denoncon narkoshtetin shfaqet në këtë jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge dhe kontrabandisti, i hetuar nga Prokuroia. Jahti në të cilin kapërdiset përfaqësuesja e PD-së Xhulja Xhekaj mësohet se është produkt i kontrabandës së mallrave, trafikut të kokainës përmes Portit të Durrësit dhe pastrimit të parave të pista.

Krahas elegjive për qeverinë, ndoshta aktivistja e PD-së duhet t’i shpjegojë publikut edhe këto foto në jaht, rrethanat dhe çfarë di për kontrabandën e cigareve dhe mafien e ilaçeve. Kujtojmë se qejfli jahtesh është edhe Belo Këlliçi, sot gjobëvënësi më i madh i opozitës nën trajnimin e Brisit të Tatimeve, kuptohet pas Shkëlzenit.

Ndëkaq, javën e kaluar, në media është publikuar dhe ka nisur të shpërndahet me shpejtësi një lajm, sipas të cilit kandidatja për deputete e PD-së Xhulja Xhekaj është rrahur nga ish misi Suada Sherifi, pasi pretendohet se Xhekaj i ka joshur ish bashkëshortin, Eldi Dizdari, trafikant i njohur kokaine.

Aktivisja e PD-së Xhulja Xhekaj e ka mohuar në komente pretendimin se është rrahur dhe tërhequr zvarrë nga vajza e tezes së saj, Suada Sherifi, për shkak të Eldi Dizdarit. Xhekaj duket se dyshon se pas këtij lajmi mund të qëndrojë Ervin Salianji, pretendent për të marrë drejtimin e PD-së, por që u përjashtua nga Sali Berisha duke e konsideruar tradhtar. Xhekaj ka shpërthyer në sharje dhe epitete ndaj Salianjit, përmes një video të publikuar në profilin e saj në Facebook.

Ndërkaq, nga linja e Salianjit ka dyshime të forta se Xhulja Xhekaj po nxitet nga Sali Berisha dhe Flamur Noka për të sulmuar Salianjin. Në një linjë me retorikën e Berishës dhe Nokës, Xhulja Xhekaj e akuzon Salianjin se është ‘birësuar’ nga pushteti, se ka mbjellë flokët në burg dhe se ka devijuar nga vija e partisë.

Related posts

20 dama të famshme mbi 50 vjeç, na tregojnë si është të dukesh bukur në çdo moshë

dardanianews

‘Çmendet’ rrjeti, Vesa provokon me këmbët superseksi nga vetura luksoze

dardanianews

Edonën e ‘çmend’ ky banor i BBVK 3

dardanianews