November 15, 2026
DardaniaNews
Lajme

Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër

Gazetari Enver Robelli ka publikuar një fotografi të rrallë, e cila, sipas tij, nuk ishte publikuar më parë dhe që paraqet veprimtarin shqiptar Bardhosh Gërvalla gjatë një demonstrate në Zvicër.

Fotografia është realizuar më 18 prill 1981 në Zürich, gjatë një demonstrate të punëtorëve shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera para Konsullatës së Jugosllavisë.

Në fotografi, Bardhosh Gërvalla shihet i pari, i veshur me kostum ngjyrë hiri dhe me një cigare në dorën e majtë.

Robelli ka bërë të ditur se fotografinë e ka realizuar fotografi Christian Lenz, ndërsa burimi është Bildarchiv i ETH-Bibliothek Zürich.

“Fotografi e pabotuar deri më sot!”, ka shkruar Robelli në publikimin e tij./Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fenver.robelli%2Fposts%2Fpfbid0G1A5KryFuWs2NevVRMgN2oEcNkgZCoDZzWsHbr3SuDFAAPzhMiTzoVtzeLAFApY9l&show_text=true&width=500

Related posts

Djalë dukat, 12-vjeçari në Skënderaj gjen 2500 euro dhe i dorëzon në polici

dardanianews

Të gjitha fotografitë nga manastiri i Banjskës që i bëri publike Kurti

dardanianews

“Gjysmë milion euro të transferoheshin tek Elvana Gjata”/ Raportimet qe po hetohet nga SPAK, zbulohen detaje

dardanianews