7.2 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Frederik Ndoci: Është turp të krahasohet Adem Jashari me Gjergj Kastriotin

Këngëtari i njohur shqiptar Frederik Ndoci ka reaguar mbi krahasimin e Adem Jasharit me Gjergj Kastriotin, sipas të cilit, është turp të bëhet një krahasim i tillë. Ai ka thënë se Adem Jashari mund të krahasohet me Mujo Ulqinakun, Isuf Xhelilin, Elez Ndreune…, por jo me Gjergj Kastriotin. Sipas tij, i pari luftoi për 5 deri në 6 orë, kurse Gjergj Kastrioti për 25 vjet, shrkuan KultPlus.

“Gjergj Kastriotin po duan ta marrin fqinjët, e ne po duam ta zvogëlojmë. Gjergj Kastrioiti, për mua ka vlera sa të gjithë heronjtë e tjerë së bashku” ka shkruar Ndoci.

KultPlus ju sjell të plotë dhe pa ndërhyrje reagimin e Ndocit.

Kush asht ai stupid qe krahason Gjergj Kastriotin ne nji nivel me Adem Jasharin?
Adem jashari si hero mund te krahasohet
me Mujo Ulqinakun
me Isuf Xhelilin
Elez Ndreun
me Selam Musan
me Oso Kuken
Sef Kosharja e tjer…
Asht turp me e karahasu heroin e koheve moderne qe ka ba rezistenc nja 5-6 ore po thona luftime, dhe sakrifikoi tan familja sepse menduen se serbi nuk shuen nji familje te tan per nji njeri.
E sot ka njerez me qellim ose injorant qe e krahasojn me Gjergjin qe ka luftu 25 vjet.
Gjergj Kastrioti po duen me ta marr tan kojshite se super hero te vetin, e na dona me e zvoglu sa te mundena. Heroi yne per mu ka vlera sa te gjith herojt e tjere te marr sebashku./KultPlus.com

Related posts

Sondazhi i CNN-it nxjerr Bidenin para Trumpit në garën për president

dardanianews

“Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”, njohësit e politikës komentojnë tensionet në LDK

dardanianews

Momenti kur falet gjaku i 22-vjeçarit që u godit nga vetura në Prizren

dardanianews