7.2 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

FTESË PËR TUBIM ME MOTON, “FEHMI AGANI NA BASHKON”

Të nderuar mërgimtarë,

Shoqata Humanitare „Salih Çekaj“ në Zvicër ju fton të merrni pjesë në tubimin që do të organizohet më 21 shtator 2024, në klubin „Dardania“, Zofingen, duke filluar nga ora 19:00. Ky tubim ka për qëllim themelimin e „Këshillit për Financimin e Ekspozitës“, e cila do t’i dedikohet njërit prej figurave më të shquara të Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, profesor Fehmi Agani.

Këtë vit shënohet 25-vjetori i vrasjes së këtij burri të madh nga forcat kriminale serbe. Për fat të keq, përkujdesja dhe nderimi për këtë personalitet të shquar kanë qenë të pamjaftueshme gjatë këtyre viteve. SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër, në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, ka ndërmarrë iniciativën për realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe historike dhe kombëtare.

Ju ftojmë që të bashkoheni me ne dhe të kontribuoni në përmbushjen e këtij obligimi moral dhe kombëtar, për të nderuar jetën dhe veprën e profesorit Fehmi Agani, i cili dha gjithçka për lirinë dhe shtetin që sot e gëzojmë.

Mirë se vini!

Shënim: Më poshtë e keni QR Code për realizimin e pagesës së projektit në fjalë:

Related posts

Ekskluzive: Këtu mund ta ndiqni ‘live’ rënien e raketës kineze në Tokë

dardanianews

Foto që ta copëton zemrën: Babai i vogëlushes që u vra në Himarë sulmon vrasësin 16 MINUTA MË PARË

dardanianews

Publikohet dokumenti: Steve Jobs i kishte dhuruar Kosovës 27 iMac në vitin 1999, për këtë e kishte falënderuar Clinton

dardanianews