15.2 C
New York
October 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Futbollisti i njohur shqiptar, pjesë e “Big Brother Vip Albania”?

Futbollisti i njohur Eros Grezda po përflitet si një nga emrat që mund të bëhet banor në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Burime pranë “Vip Magazine” kanë treguar se futbollisti është në bisedime për të qenë pjesë e këtij sezoni të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, duke rritur pritshmëritë për pjesëmarrjen e tij.

Përveç karrierës sportive, Eros Grezda është një personazh i njohur për publikun shqiptar edhe për jetën e tij private.
Ai ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen nga modelja Oriola Marashi, një marrëdhënie që u komentua gjerësisht në media dhe rrjete sociale. Pas kësaj, ai krijoi marrëdhënie me Ajsela Abazin, me të cilën ka një djalë. Por, romanca e tyre mori fund shumë shpejt.

Nëse Eros vendos të hyjë në shtëpinë e Big Brother VIP, kjo pritet të shtojë interesin e publikut për të njohur më shumë anën e tij personale dhe për të parë se si do të përshtatet ai në lojë.

Related posts

Sonila Meço për zjarret: S’ka më lopë e dele që të hanë barin e thatë

dardanianews

Egzon Sahiti pritet të bëhet pjesë e “BBVK”

dardanianews

Tringa e qet në marre vjehrrën e saj para miliona shqiptarëve, Mihrija ia kthen 10 herë më keq – çka po ndodh mes tyre?

dardanianews