May 14, 2026
DardaniaNews
Showbiz

G-bani: Jozi ishte Luizi i BBVA 4, Gjesti fitoi nga votat e dhënë në mënyrë raciste të Kosovës

Drama e “Big Brother VIP Albania 4” duket se refuzon të mbyllet, dhe këtë herë zjarrit i ka hedhur benzinë vetë G-Bani. Reperi nuk i ka kapërdirë ende inatet e vjetra dhe së fundmi, i ftuar në një podcast, ka bërë disa deklarata të bujshme që po xhirojnë kudo në rrjet. Teksa po komentohej eksperienca e vitit të shkuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai e ngriti Jozin në piedestal duke e krahasuar me fenomenin më të madh të formateve, por thelbi i vërtetë i deklaratës ishte sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit dhe votave të publikut.

Duke mos u mjaftuar me aludime, reperi e tha troç dhe pa doreza mendimin e tij duke lëshuar akuza mjaft të rënda: “Jozi nuk u zu vëlla. Jozi ishte i ëmbël. Ishte Luizi i Big Brother VIP 4 por për arsye të votave të Kosovës karshi Gjestit që ia dhanë në mënyrë raciste, të paragjykuara, unë thoja se duhet ta marrë Danja. Bëri një lojë shumë sublime.”

Natyrisht, e gjithë kjo revoltë virtuale ka një prapaskenë shumë të hidhur që ndjekësit e rregullt e mbajnë mend mirë nga dinamikat e lojës.

Gjesti ishte pikërisht shkaktari kryesor që i nxori me “zarf të zi” nga gara G-Banin dhe Jozin, duke u prerë atyre papritur biletën e daljes dhe duke i ndalur në rrugëtimin e tyre drejt finales. Ky episod vendimtar duket se ka lënë një plagë të hapur për reperin, dhe armiqësia mes djemve po vazhdon të mbahet e ndezur edhe sot e kësaj dite jashtë mureve të shtëpisë. /Prive By Liberta Spahiu

https://www.tiktok.com/embed/v2/7632050089304853780?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fprivebruto.com%2Fnuk-e-pranon-ekzistencen-e-nenes-vajza-e-fjolla-morines-u-pergjigjet-akuzave-ne-rrjet%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawRYXnBleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR6Q3VHl7-kRZDGLRKRwjzDU-gFyZVU2yWCRWc1E0PByMTpd0IOG995mOXciiQ_aem_KA1O8A6dTUFfvRJ5B4SxWA

Related posts

Video provokuese në bikine të vogla, Arta Kabashi ‘djeg’ rrjetin

dardanianews

Verona ndërpret intervistën e Bucit në T7 me hyrjen e saj në studio

dardanianews

Kiara Tito e konfirmon! Së shpejti moderatore në ekranin e Top Channel, zbulon programin: Një dëshirë e shprehur vite më parë…

dardanianews