🔴 Gani Geci: Në zgjedhjet e ardhshme, besoj, nëse më lejon ligji, do të kandidoj dhe të gjithë atyre që e shajnë LDK’në do t’ua kthej me të njëjtën monedhë 👇
Postimi i plotë:
“Ecje në kohë
LVV, nga viti 2010 deri në vitin 2020, ishte tërësisht e njëjtë me PDK-në e viteve 2000 deri në 2010.
LVV, nga viti 2010 deri në vitin 2020, ka evoluar njësoj ndër vite, ashtu si ka evoluar PDK-ja nga viti 2000 deri në vitin 2010.
PDK asokohe e kishte gjetur LDK-në që ishte tutëzane – i rrihnin, i shanin, i vrisnin, i maltretonin, u thoshin tradhtarë.
Në vitin 2004 organizuan demonstrata, i kallën kishat serbe, bënin sikur ishin patriotë, e më vonë i ndërtuan vetë kishat edhe më të mira se më herët, dhe pastaj bashkësia ndërkombëtare, në marrëveshjen e vitit 2013, ua shtoi eksteritorialitetin.
LVV, nga viti 2010, s’mujshin me vra, se ligjet dhe kamerat nuk lejonin, edhe pse tentuan por filluan te silleshin njësoj si PDK-ja me gurë, me molotov, me zolla, me sharje, edhe ndaj ambasadorëve të huaj dhe atyre që na ndihmuan te çlirohemi i shanin, i fyenin të gjithë.
Tani LVV, në dekadën e fundit – nga 2020 e tutje po bëhen kinse patriotë, duke e sharë Listën Serbe, por tani që Lista Serbe është kthyer në të gjitha komunat e banuara me serbë, njësoj si rindërtimi i kishave, janë kthyer dhe po e presin ‘Samoupravljen e Albinit të vitit 2023, sepse Zajednicën e kanë marrë prej Hashimit e Isës në vitin 2013.
Në vitin 2025 po vërehet se, herë LVV e herë PDK e shajnë LDK-në, e shantazhojnë, u thonë tradhtare në mëngjes, e në darkë i ftojnë për koalicion iu thonë: “Ooo hajdeni me ne ju LDK-ja, o jeni tradhtarë her LVV e herë PDK .
Koalicioni i LDK-së me LVV-në në Vushtrri e shndërroi LDK-në nga “tradhtarë” në “patriotë” te patriotët e Facebook-ut të LVV-së, dhe nga “patriotë” në “tradhtarë” te patriotët e Facebook-ut të PDK-së.
Psh të hënën LDK-në e shajnë Krraku e Bajqinovci i LVV-së, të martën e shajnë analistët e PDK-së, të mërkurën analistët e AAK-së e të Nismës, e të enjten i shtijnë minoritetet me sha LDK-në, e të premten ja nisin prej fillimi.
S’lanë gjë pa u thënë, veç pse janë të butë, të urtë dhe të shkolluar dhe të keqen nuk ta kthejnë me të keq aty për aty.
Prandaj, në zgjedhjet e ardhshme, besoj, nëse më lejon ligji, do të kandidoj dhe të gjithëve do t’ua kthej me të njëjtën monedhë.”, ka shkruar Geci