Gani Gërmia ka pak ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme me vet dëshirë.
Kjo përshkak se sipas tij gjithçka e transmetuar kundrejt tij ishte gabim, shkruan Kosovarja.
Ish banori më i përfolur i momentit para pak minutave paralajmëroj se nesër në platformën TikTok, në një livestream do ti tregoj të gjitha.
“Nesër, më 12 janar, në orën 21:00, do të jem live në TikTok për të hedhur dritë mbi peripecitë dhe ngjarjet e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Do flas për gjithçka, nga momentet më çmendura deri te historitë më të pabesueshme. Bashkohuni për një bisedë të paharrueshme dhe për të kapur momente ekskluzive! ”.