28.7 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Gara fatale në autostradë që la tre të rinj të vdekur dhe tre të lënduar -çfarë dihet deri tash për rastin

Mes të shtunës e së dielës, pak pas mesnate, ndodhi një aksident i rëndë në kilometrin e 15′ të në dalje të Autostradës “Ibrahim Rugova”.  Për pasojë aty mbetën të vdekur Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Në raportimin e policisë për rastin thuhet se këta tre persona, rreth të 20′ tave, janë goditur nga një veturë që kishte humbur kontrollin. Por, sipas raportimeve të mbrëmshme ata ishin duke e ndjekur një garë ilegale mes veturave në autostradë.

Skena e tmerrshme është incizuar, përfshirë momentin kur vetura duket se e humb kontrollin, zërin e frenimit dhe goditja e viktimave.

Pamjet e rënda janë publikuar mbrëmë. Po ashtu edhe fotografitë e tre rë rinjve. Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar në mbajtje.

Cfarë thuhet në raportin e policisë?

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

*Fotografia ilustrim

 

Related posts

Kurti: Kushtetuesja nëse s’dëshiron t’i nxjerrë vetës punë, e ka punën shumë të kollajshme

dardanianews

Marrëveshja me Serbinë nuk do të përfshijë ndarjen e Kosovës

dardanianews

Gazeta izraelite raporton për një “plan” Trump-Netanyahu për ta ndalë luftën në Gaza brenda 2 javëve – këto janë pikat kyçe

dardanianews