8.8 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kush do të duhej ta udhëheqë listën e VV-së, Vjosa Osmani apo Glauk Konjufca?

 

https://strawpoll.com/y2adgq8db

Profesori, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, e ka komentuar situatën e krijuar pas vendimit të KQZ-së dhe atij të PZAP-së për rastin e Albin Kurtit.

Ai është shprehur se drejtësia nuk duhet të jetë selektive, duke përmendur rastin e Kurtit dhe atë të Rakiqii.

“Ligji është ligj duhet respektuar, ama kjo drejtësi s’duhet të jetë selektive, KQZ-ja e Valdetes njërës palë, në këtë rast Albin Kurtit me një dënim jo akuzues, po kushtëzues, nuk ia lejon kandidimin për deputet, në anën tjetër, Rakiqit me dosje të mëdha kriminale, jo në emër të Republikës së Kosovës, po në emrin e “Kosovo dhe Metohisë” serbe i lejohet të kandidohet për deputet. Nëse Albin Kurti nuk mund të bëhet deputet  për shkak kushtëzimeve ligjore, atëherë KQZ-ja pse të njëjtën gjë të mos vepronte dhe me Listën kriminele serbe të cilët kurrsesi nuk e pranojnë Republikën e Kosovës?”, ka thënë Mehazi për “Bota sot”
Pas vendimit të PZAP-së, profesori është shprehur se VV-ja do të dobësohet.

“Si çdo i pakënaqur ka të drejtë të ankohet, normale, pakënaqësi ka shprehur edhe Albin Kurti dhe pasi PZAP ka vendosur kundër kandidimit të Albinit për deputet, atëherë rëndë dobësohet LVV-ja pa Albinin në krye të listës, sinonimin e LVV-së nuk mund ta zëvendësonte as Vjosa Osmani, po as ndonjë anëtar i kryesisë qendrore të LVV-së”, ka theksuar Mehazi.

Ndërkaq, profesori ka treguar se kush do të mund të ishte bartës i Listës për zgjedhje nëse Kurtit nuk i lejohet një gjë e tillë.

“Ai që mund t’i afrohej e jo të zëvendësonte sharmin politik të Albinit si bartës liste do ishte Glauk Konjufca, edhe pse autoriteti i Vjosa Osmanit është i madh, po nuk do ishte i arsyeshëm që në mes 110 kandidatëve për deputetë znj. Vjosa Osmani të bëhet bartëse e listës së LVV-së me vetëm pesëmbëdhjetë kandidatët e saj për deputetë. Pra, vetëm Konjufca është më afër Albinit si bartës liste sesa Vjosa e ardhur me pesëmbëdhjetë deputetët e saj në listën e LVV-së”, ka potencuar Mehazi për “Bota sot”.

 

 

 

Related posts

Lajm i mrekullueshem: Qeveria gjermane: Mbështesim Kosovën për vizat, Merkel po koordinohet ngushtë me Macronin

dardanianews

Albin Kurti pasi u sulmua në Skenderaj: S’ka kush del i pari, na kemi me dalë të parët

dardanianews

Del një video e pa publikuar e Kurtit, paralajmërimi i tij para zgjedhjeve: Kta bohen bashkë sahora…

dardanianews