15.2 C
New York
October 14, 2025
DardaniaNews
LajmeSondazh

Gara për Tiranën, sondazhi në ABC News: Manastirliu ruan votat e Veliajt, fiton me 53.3 përqind të votave

Në “Zëri i Shqiptarëve”, ABC News publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës javor, me çështje që shqetësojnë shqiptarët.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, proporcionalisht në 24 njësitë administrative të bashkisë, ku pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Sondazhit iu nënshtruan 1221 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë. Vlen të theksohet se maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: është plus/minus 2.9%.

Pyetjes “Si do të ndaheshin votat e pjesëmarrësve, nqs sot do të ishin zhvilluar zgjedhjet në Tiranë?”, 53.3 përqind e të anketuarëve që janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore, do votojnë Ogerta Manastirliun e PS, duke mbetur në kuotat e Veliajt. 39.6 përqind do votojnë për kandidatin e pavarur me mbështetje ‘demokrate’ Florjan Binaj dhe 7 përqind për Arlind Qorin e “Lëvizja Bashkë”. Ajo c’ka bie në sy është rritja e Arlind Qorit, përtej marzhit të gabimit /abcnews.al

Related posts

Isa Mustafës i vjen thirrja e fortë: Ja çka duhet të ndryshojë në LDK, ky duhet të jetë kandidati për kryeministër

dardanianews

Del një video e pa publikuar e Kurtit, paralajmërimi i tij para zgjedhjeve: Kta bohen bashkë sahora…

dardanianews

Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta

dardanianews