November 15, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Garë e fortë mes Elsa Lilës dhe Luiz Ejllit: Të dy rikthehen në Festivalin e RTSH me synim Eurovizionin

Pas suksesit me “Evita”, Elsa Lila do të rikthehet këtë dhjetor në festivalin e fundvitit në RTSH. Burime pranë artistes thanë për Vip Magazine se paralelisht me koncertin që do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, këngëtarja po përgatitet edhe për konkurrimin e saj në Fest 57.

Ajo do të synojë edhe njëherë vendin e parë dhe kësaj radhe jo vetëm një trofe por edhe biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Disa ditë më parë u zbulua se edhe Luiz Ejlli do të rikthehet në Festivalin e Fundvitit ç’ka e bën një garë shumë të fortë.

Vitin e kaluar Elsa Lila u shpall fituese me votat e jurisë, por publiku vendosi të çojë në kompeticionin europian Albina Kelmendin dhe familjen e saj.

Kujtojmë që Luizi ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zjarr e ftohtë” në vitin 2006.

Related posts

“Nuk guxoj të flas,” – Gresa u tregon Arionit dhe Dianës një sekret të Vullnetit (VIDEO)

dardanianews

Aida Baraku pas shumë vitesh shfaqet në publik, edhe më e bukur se dikur

dardanianews

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

dardanianews