11.1 C
New York
March 16, 2026
DardaniaNews
Lajme

Gashi: Pas 83 vitesh, Kosova duhet ta aneksojë Shqipërinë që të mos e marrë Serbia

Analisti Shkëlzen Gashi ka sjellë në vëmendje një artikull historik të vitit 1943, të autorit Nebil Çika, për të bërë një paralele të fortë dhe provokuese me realitetin aktual gjeopolitik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka hedhur idenë se pas më shumë se tetë dekadash nga koha kur diskutohej aneksimi i Kosovës nga Shqipëria, situata duhet të përmbyset.Roli i Kosovës sipas Nebil Çikës (1943)Në shkrimin e tij të dhjetorit 1943, Nebil Çika argumentonte se pa Kosovën, Shqipëria nuk mund të ishte një shtet i vetëmjaftueshëm. Sipas tij, bashkimi me Kosovën do të siguronte:• Pavarësi ekonomike dhe burime të mjaftueshme.• Fuqi biologjike, duke dyfishuar popullsinë dhe peshën politike.• Zhvillim mendor e kulturor, pasi një treg prej dy milionë banorësh do të ushqente artin, letërsinë dhe jetën intelektuale.Çika kritikonin “mentarët” e Shqipërisë së vitit 1913, të cilët sipas tij nuk bënë asgjë për ta kthyer Kosovën në një “dogmë” të palëkundur në shpirtrat e shqiptarëve.Propozimi i Gashit: Një kthesë 180 shkallëDuke reflektuar mbi këto teza pas 83 vitesh, Shkëlzen Gashi vjen me një përfundim ndryshe. Ai vlerëson se sot peshorja e nevojës ka ndryshuar drejtim.”Po mendoja se 83 vjet pas botimit të këtij shkrimi, në fakt Kosova do të duhej ta aneksonte Shqipërinë, përndryshe shumë shpejt Serbia ka për ta aneksuar Shqipërinë,” shkruan Gashi. Ky konstatim i Gashit vjen si një paralajmërim për rreziqet e ndikimit serb në rajon dhe si një thirrje për një rol më proaktiv të Kosovës në raport me shtetin amë, duke përdorur termin “aneksim” në mënyrë metaforike për të theksuar nevojën e një uniteti të ri politik e kombëtar.(INA)

Related posts

Bashkëshortja e analistit politik emërohet anëtare e Këshillit Drejtues në Universitetin e Pejës

dardanianews

Çka e lidh me Fatmir Shehollin, flet Juli

dardanianews

‘Zhdukja’ e ministrit të Jashtëm që shkaktoi trazirë, Sky News: Putini ishte i zemëruar me Lavrovin sepse e bëri të dukej i dobët

dardanianews