15 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Gazetarja e CNN, Christiane Amanpour: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Kosovën dhe Bosnjën

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u kap peng nga një prej figurave më famëkeqe të luftës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkan.

Amanpour ka rrëfyer se në atë kohë raportimet e saj kritike ndaj politikave gjenocidale të forcave serbe gjatë luftës në Bosnje dhe paralajmërimeve për luftën në Kosovë e kishin bërë objektiv të bandës së Arkanit.

“Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra ndaj serbëve për politikat e tyre gjenocidale gjatë luftës në Bosnje dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij”, ka thënë Amanpour.

 

Arkan, i cili konsiderohej një nga kriminelët më të frikshëm të luftës, ishte përgjegjës për mizori të shumta ndaj civilëve gjatë konflikteve në Ballkan.

Amanpour shtoi se ky moment i rrezikshëm shënoi një nga përvojat më të rënda në karrierën e saj si korrespondente lufte.

Related posts

Lajmi fundit: Arrestohet Dardan Molliqaj

dardanianews

“Kam kohë pa fol shqip”, Parashqevi Simaku flet për herë të parë nga Amerika

dardanianews

Raketat “Harpoon” në aksion, Ukraina fundos dy anije të tjera ruse

dardanianews