7.3 C
New York
March 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Geci: Nëse Thaçi e ka shkelë Kushtetutën do ta ndihmojë VV-në në nënshkrime!

Gani Geci duke komentuar situatën aktuale politike në vend, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse presidenti do ta shkel Kushtetutën, duke ia dhënë mandatarin partisë së dytë siç edhe pretendon VV, atëherë kjo është mundësi e artë e kësaj partie për ta rrëzuar Thaçin, transmeton Indeksonline.

Ai tutje thotë se nëse kjo del se është shkelje, do ta ndihmojë vet ai VV-në nëse i duhet ndonjë nënshkrim, por që sipas tij, nuk e beson se Thaçi rrëzon vetveten sepse nëse askush në PDK s’e njeh Kushtetutën, Hajredin Kuqi e di shumë mirë.

Ky është postimi i plotë:

Nëse presidenti i Republikës së Kosovës do ta shkel Kushtetutën duke ja dhënë mandatarin partisë së dytë për formimin e Qeverisë, siç po pretendon LVV, atëherë kjo është mundësia e artë e LVV për ta dërguar lëndën në Kushtetuese dhe për ta rrëzuar Presidentin nga pozita e Presidentit dhe besoj se këtë gabim LVV-ja eshtë dashtë me gëzim me e pritur.

Nëse Gjykata Kushtetuese me një aktgjykim gjykon se Presidenti e ka shkelur Kushtetutën atëherë presidenti e rrëzon vetvetën,sepse Kosovës nuk i duhet një President Kushtetutë-shkelës.

Në një situatë të tillë nëse LVV-së i duhet ndonjë nënshkrim për ta dërguar lëndën në Gjykatë Kushtetuese unë do të lobojë në këtë drejtim.

Asni formë tjetër nuk ka pasur mundësi me rrëzua Presidentin as LVV as askushë.

Edhe unë nuk besoj se Hashim Thaqi rrezon vetveten sepse nese askush në PDK nuk e din Kushtetuten prof. Hajredin Kuqi e din shumë .

Related posts

Kalkulimi i Albin Kurtit, kur e kujton veprimtarin e vrarë të LDK-së e kur s’thotë gjë

dardanianews

I vrari në Ferizaj është axha i burrit të presidentes Vjosa Osmani

dardanianews

Skandaloze: Kryeshefi i Telekomit: Rroga ime është 5180 euro, jam i turpëruar

dardanianews