22.4 C
New York
July 23, 2025
DardaniaNews
KurioziteteNatyraShkencë

Gjarpri më helmues në botë mund të vrasë një elefant, por jo një kalë! A e dini pse?

A e dinit? Sado vdekjeprurëse të jenë gjarpërinjtë, as edhe kobra mbretërore, aq e frikshme sa është, nuk mund ta vrasë një kalë. Pas pickimit, kali mund të ndjehet keq për rreth tre ditë, por më pas rikuperohet plotësisht – sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Është një nga mrekullitë më të pabesueshme të natyrës.

Brenda këtij krijese të butë dhe të fuqishme fshihet një sekret që mund të shpëtojë jetë njerëzish – kundërhelmi.

Si përgatitet ky kundërhelm?

Fillimisht mblidhet helmi i gjarprit. Pastaj, në doza shumë të vogla, injektohet te kali. Sistemi imunitar i kalit reagon dhe fillon të prodhojë antitrupa që neutralizojnë helmin. Pas dy ose tre ditësh, këto antitrupa janë të pranishme në gjakun e kalit.

Më pas, nga gjaku i kalit ndahen qelizat e kuqe të gjakut, ndërsa plazma e mbetur – e pasur me antitrupa – përpunohet më tej për të prodhuar kundërhelmin.

Ky kundërhelm injektohet te njerëzit që janë pickuar nga gjarpërinjtë helmues, për t’ua shpëtuar jetën. Vetëm në Indi ekzistojnë qendra të specializuara për prodhimin e kundërhelmit, ku mbahen qindra kuaj pikërisht për këtë qëllim.

Zoti e ka krijuar kalin me një qëllim të madh – jo vetëm për të qenë mik i njeriut, por edhe shpëtimtar i tij.
Falë kësaj krijese të butë e fisnike, njerëzimi ka gjetur një mënyrë për t’u mbrojtur nga disa prej helmeve më vdekjeprurëse në planet. Pa kuajt, shumë jetë do të humbnin nga një pickim i vetëm.

🤍 Kur Zoti vendos të na ndihmojë, ndihma vjen edhe nga vendet që kurrë s’i kemi menduar.

Related posts

Historia e gjatë e martesave me fantazmat në Kinë: Si të gjenden bashkëshortët për të ndjerët?

dardanianews

Burri me inteligjencën më të lartë në botë, tregon çfarë beson se ndodh pasi vdesim (fotot)

dardanianews

Rasti i “kufomave të alienëve” merr një kthesë tjetër, më shumë trupa gjenden në Peru

dardanianews