11.6 C
New York
April 29, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Gjenerali rus sulmon ashpër Putinin: Rusia mund të zhduket

Gjenerali rus sulmon ashpër Putinin: Rusia mund të zhduket

Gjenerali rus sulmon ashpër Putinin: Rusia mund të zhduket

29 Apr, 11:14

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Yuri Baluyevsky e ka kritikuar ashpër presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin për dështimet në luftën kundër Ukrainës, duke paralajmëruar se dobësia e presidentit rus po e vë në pikëpyetje të ardhmen e vendit.

Gjenerali në pension, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i mbrojtjes, tha se ka ardhur koha që Putini “të fillojë të luftojë realisht”.

Në një fjalim para Dhomës Publike të Rusisë, Baluyevsky kujtoi se Rusia ishte e para që zhvilloi armë hipersonike, raporton themirror.

Ai ironizoi se “çfarë bëmë me këtë? U mburrëm kudo: ‘Kemi armë që askush tjetër nuk i ka dhe nuk do t’i ketë së shpejti’. Por kjo nuk e bëri vendin tonë më të sigurt”.

Baluyevsky e akuzoi Putinin se nuk ka reaguar ndaj sulmeve konkrete ukrainase, si ai me dron ndaj një ndërtese në Kremlin në vitin 2023 apo sulmet ndaj aeroplanëve rusë të paralajmërimit të hershëm (AWACS).

Ai tha se “flisnim për vijat e kuqe, por sa vijë të kuqe mund të kalohen? Pyesja veten – kur do të përgjigjemi?”

Sipas tij, mungesa e reagimit dhe strategjia aktuale mund të kenë pasoja serioze, duke lënë të kuptohet se nëse situata vazhdon kështu, rrezikohet edhe vetë ekzistenca e Rusisë./telegrafiShpërndaje

Related posts

Pamje rrëqethëse, palestinezin e vogël mundohet që mjeku ta qetësojë pas sulmeve raketore në Gazë

adminkosova

Albin, heqe taksën, kthe Agimin, mos na le pa Arben Vitinë në këtë kohë”

dardanianews

E rëndë: Kjo është gruaja 35-vjeçare që dyshohet se bëri vetëvrasje në Suharekë

dardanianews