24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

Gjesti i mjekut të ri në QKMF-në në Prishtinë e lë pa fjalë gazetarin

Gazetari Alban Selimi ka qenë dëshmitar i një ngjarje të rëndë në QKMF-në në Prishtinë, ku një prind e ka sjellë fëmijën e tij 4-vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore, me temperaturë të lartë dhe me gjakderdhje nga hunda.

Gazetari rrëfen se prindi së bashku më fëmijën pasi dolën nga dhoma e mjekut për të marrë një udhëzim që të nisej për në spital, prapa tij shkoi edhe mjeku i ri i quajtur Muhamet Ademi.

Doktor Ademi, sipas gazetarit Selimi, ia dha prindit një shumë parash, anipse prindi ka insistuar që do të bënte “zgjidhje vetë”.

“Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi. Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste”, shkruan Selimi, transmeton Express.

 

Related posts

Kush është shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci

dardanianews

Trupi i pajetë i Fatonit niset për në Kosovë, PortaliMagazina siguron fotografinë e arkivolit të të ndjerit (Foto)

dardanianews

Geci e godet Kurtin: Ja çfarë i thoshte Kurti gazetës gjermane për SHBA-në

dardanianews