Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, Laerti Vasili, Besart Kelmendi dhe Egli Tako, po shijojnë momentet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse kanë ngelur vetëm dy ditë nga finalja e madhe, ditën e sotme Gjesti dhe Rozana kanë patur një bisedë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi këngëtari foli për herë të parë më hapur për ish-partneren e tij, Xheneta Fetahu.
Në diskutimin e zhvilluar ditën e sotme, Gjesti u shpreh qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të dhe nuk dëshiron të ketë kontakt pas daljes nga programi.
“As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç”, tha ai me vendosmëri, ndërsa Rozana i kujtoi mundësinë që ajo mund të kërkojë kontakt.
Por Gjesti shtoi:
“Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka. Nuk mundet me pas kërkim”.
I pyetur nga Rozana për kohëzgjatjen e marrëdhënies me Xhenetën, ai tregoi:
“Gati tre muaj. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit për çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të”.
Deklarata e tij erdhi vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit të këtij edicioni, duke shtuar edhe më shumë intensitetin emocional në prag të finales.